Kurti viziton Bulliqin, njoftohet me vendimet e para të qeverisjes së re në Podujevë

Aktuale

Kurti viziton Bulliqin, njoftohet me vendimet e para të qeverisjes së re në Podujevë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:26
Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se sot atë e ka vizituar Albin Kurti, kryetari Lëvizjes Vetëvendosje.

Bulliqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se e ka njoftuar Kurtin për vendimet e para që i ka marrë në këtë komunë si kryetar i sapo zgjedhur.

“Sot në zyrën time ishte për vizitë kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE, z. Albin Kurti. Zotit Kurti i urova mirëseardhje dhe njëkohësisht e falënderova për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Kryetarin Kurti, e njoftova rreth situatës me pandeminë në komunën tonë dhe masat e menjëhershme që kemi ndërmarrë për të shtuar kapacitetet për trajtimin e pacientëve të infektuar”, ka shkruar Bulliqi.

“Temë e bisedës ishin edhe vendimet e para që kemi marrë si qeverisje e re komunale dhe vendimet e ardhshme që janë në planin tonë për të mundësuar shërbime më të mira për qytetarë tanë. Kryetari Kurti na uroi për fillimin e punës dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për punët e mira që do të bëhen në qytetin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat