Deputeti i VV-së: Zgjedhjet janë të pashmangshme, PDK-në e konsiderojmë partner të qeverisë

Aktuale

Deputeti i VV-së: Zgjedhjet janë të pashmangshme, PDK-në e konsiderojmë partner të qeverisë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 00:53
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka thënë se zgjedhjet në vend janë të pashmangshme.

Tutje Zyba thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës kur deklarohet se është e hapur për zgjedhje “nuk e bën për shkak të vullnetit ose gatishmërisë”.

Po ashtu ai shtoi se PDK-në e konsiderojnë si partner të qeverisë, por të pashpallur publikisht.

“Nëse LDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje mund qysh tash ta dorëzojë detyrën apo të propozojë votëbesimin, në seancën e ardhshme. Por kjo është lufta ose pazari i kërcënimeve mes partnerëve të shpallur apo pashpallur.

Ne e konsiderojmë PDK-në si partnere të qeverisë, por të pashpallur publikisht. LDK-ja kur e deklaron i ka dy gjëra përpara vetes si zgjidhje, o të dorëzojë detyrën ose, meqenëse që e ka humb besimin e tash edhe arsyen për të vepruar, e sheh si mundësi, por jo si vullnet e gatishmëri. Kjo mund të ndodhë shumë shpejt, me rregullore të Kuvendit bëhet për vetëm dy orë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve”, ka thënë ai në Interaktiv.

Ai ka thënë se zgjedhjet për shkak të ngërçit për presidentit “jo veç që janë të mundshme, por janë shumë të nevojshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat