Vetëvendosje sërish e pengon seancën, Selmanaj nuk lëkundet

Aktuale

Vetëvendosje sërish e pengon seancën, Selmanaj nuk lëkundet

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 10:59

(E plotësuar 15:09) - Ka dështuar të mbahet interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti për çështjen e Ujmanit në Kuvend të Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sërish kanë protestuar ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi i njëjti është paraqitur në sallë edhe në seancën e dytë të së premtes.

Për shkak të brohoritjeve dhe grushtimit të tavolinave të deputetëve që kërkonin largimin e zëvendëskryeministrit, kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha se nuk ka kushte për punë dhe bazën e kësaj duhet të ndërpriten punimet e seancës.

Nagavci: Nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana.

“Ju lus për qetësi dhe krijim të kushteve për punë. Atëherë më vjen keq, por nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana. Duke qenë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe diskutuar këtë çështje, do të bisedojmë në mbledhjen e radhës së kryesisë së Kuvendit dhe iu njoftojmë sipas vendimit të kryesisë për vazhdimin e kësaj seance. Pra i ndërpremë punimet dhe iu njoftojmë pas mbledhjes së kryesisë”, tha Nagavci.

Gjatë ditës sotme është ndërprerë edhe seanca e parë për miratimin e disa projektligjeve dhe raporteve të mbetura nga seancat e kaluara.

***

Edhe pas 15 minutave pauzë, LVV-ja ka vazhduar me britma duke kërkuar daljen e Driton Selmanajt nga seanca.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga deputët që të mbajnë qetësi.

Pasi kjo nuk ka ndodhur, Nagavci ka kërkuar përfundimin e seancës.

“Më vjen keq po nuk mund të vazhdojmë në këto rrethana, duke qenë se nuk ka kuroum të mjaftueshëm për të mbajtur mbledhjen e kryesisë bisedojmë në mbledhjen e ardshme të kryesisë”, ka thënë Nagavci.

***

(11:45) -Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë lejuar vazhdimin e seancës, për shkak të prezencës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

Deputetët kanë goditur sërish tavolinat në sallën e Kuvendit, duke kërkuar që Selmanaj të del jashtë sallës.

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se nuk ka kushte që të zhvillohet seanca, duke përmbyllur seancën e paraparë për ditën e sotme.

Deputetët e LVV-së  kishin paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillim e seancave kur është i pranishëm Selmanaj. Këtë vendim, LVV e kishte marrë para disa javësh, pas deklaratave që zëvendëskryeministri Selmanaj i kishte bërë për të pagjeturit.

“Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, kishte njoftuar LVV.

11:33 Vazhdimi i seancës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të vazhduar me seancën plenare në të cilen do të votohen pikat e pa përfunduara nga seancat paraprake. 

***

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë muduar ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.

Deputetët e VV’së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit.

Ata kanë bërtitur “Jashtë, jashtë”

Nënkryetarja Nagavci është munduar të mbajë rregull duke u kërkuar deputetëve të krijojnë ambinetin për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat