Vjosa Osmani kërkoi të vendoste lule tek varri i gjyshit, ja si iu përgjigj Kuvendi shqiptar

Aktuale

Vjosa Osmani kërkoi të vendoste lule tek varri i gjyshit, ja si iu përgjigj Kuvendi shqiptar

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:36
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë 2 ditore në Tiranë.

Gjatë ditës së djeshme ajo ka mbajtur dhe një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë, fjalë që kryeministri i vendit e bojkotoi.

Por gjatë kësaj vizite ka ndodhur edhe një fakt i padëgjuar më parë, që Syri e ka mësuar ekskluzivisht.

Vjosa Osmani ka kërkuar që të kishte mundësinë për të vendosur lule tek varri i xhaxhait të nënës së saj, Sulejman Vuçiterna.

Kërkesa mësohet se i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Por këta të fundit, me anë të protokollit i janë përgjigjur presidentes së Kosovës se Sulejman Vuçiterna nuk kishte varr, pasi ishte varrosur në kënetën e Maliqit duke mos ju gjetur eshtrat më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat