VV i përgjigjet Driton Selmanajt: Në asnjë shtëpi nuk do të duhej të gjente strehë dikush që fyen të pagjeturit

Aktuale

VV i përgjigjet Driton Selmanajt: Në asnjë shtëpi nuk do të duhej të gjente strehë dikush që fyen të pagjeturit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:09
Albin Kurti

Nga Lëvizja Vetëvendosje i janë përgjigjur Driton Selmanajt.

Arlind Manxhuka, nga zyra për medie në Lëvizjen Vetëvendosje i ka reaguar sërish zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanajt.

Në një postim në Facebook, Manxhuka ka thënë se në asnjë shtëpi, siç është shprehur, nuk do të duhej të gjente strehë që fyen të pagjeturit.

“Në asnjë shtëpi nuk do të duhej të gjente strehë dikush që fyen të pagjeturit dhe thotë se tema e tyre është e zauruar. Asnjë shtëpi nuk do të duhej të pranonte më kaq lehtësi t’u bëjë konak personave të tillë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat