Pacolli- diasporës: Jeni motori i Kosovës

Aktuale

Pacolli- diasporës: Jeni motori i Kosovës

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:42
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli i ka shprehur mirëseardhje diasporës në Kosovë pasi një numër i madh i tyre kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Pacolli ka shkruar se mijëra bashkatdhetarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia dhe vendet e tjera, kanë marrë rrugën për në atdheun e tyre.

Ai ka thënë se diaspora mbetet motori i Kosovës i cili nuk ndalet kurrë.

“Mijëra bashkatdhetarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia e vende të tjera, pritet të kthehen në atdheun e tyre këto ditë. Unë i uroj të gjithëve një udhëtim të sigurt dhe një qëndrim të mirë në Kosovë, përkundër situatës aktuale. Diaspora është dhe mbetet motori i Kosovës, i cili nuk ndalet kurrë. Mirë së vini në shtëpi”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat