Deliu pas deklaratave të Vuçiq: Kosova të largohet nga procesi i dialogut, po zbatohen standarte të dyfishta

Aktuale

Deliu pas deklaratave të Vuçiq: Kosova të largohet nga procesi i dialogut, po zbatohen standarte të dyfishta

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 11:59
Deliu dhe Vuçiq

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq i cili ka thënë se deri në vitin 2022 nuk do ta njohin Kosovën.

Deliu ka thënë se pas këtyre deklaratave prania e Kosovës në dialog nuk ka më asnjë lloj kuptimi.

“Ky deklarim i presidentit serb është kushtëzim i hapur ndaj dialogut ndërkohë që gjithë kohën është proklamuar nga ndërmjetësuesit se dialogu duhet zhvilluar pa kushtëzime. Kosova nuk mund as guxon të bëhet pjesë e një procesi dialogues ku zbatohen standarde të dyfishta” shkruan Deliu në Facebook.

Reagimi i plotë:

Nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaron publikisht se ai nuk do ta njoh Kosovën gjatë mandatit të tij, atëherë prania e Kosovës në çfarëdo dialogu me Serbinë, nuk ka më asnjë kuptim.

Ky deklarim i presidentit serb është kushtëzim i hapur ndaj dialogut ndërkohë që gjithë kohën është proklamuar nga ndërmjetësuesit se dialogu duhet zhvilluar pa kushtëzime. Kosova nuk mund as guxon të bëhet pjesë e një procesi dialogues ku zbatohen standarde të dyfishta.

Sidoqoftë, ky reagim vlen, thjesht, sa për të sjellë ndërmend sjelljen e vazhdueshme jokorrekte të Serbisë, në raport me dialogun, sjellje e cila do te duhej të shihej me shqetësim nga ndërmjetësit e këtij procesi. Përndryshe, Kosova do të ndjek udhëzimin për një dialog të vetëm – që epilog ka njohjen reciproke dhe të drejtën e Kosovës për t’u bërë anëtare e kombeve të lira në OKB.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat