Mbi 9 mijë mërgimtarë erdhën të shtunën në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës

Aktuale

Mbi 9 mijë mërgimtarë erdhën të shtunën në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 08:04
Aeroporti i Prishtinës

Mijëra bashkatdhetarë kanë ardhur të shtunën në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se mbi 9 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur dje, teksa u realizuan 35 fluturime komerciale.

Abrashi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë.

Njoftimi i plotë i Abrashit:

“Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale.

Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash.

Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë. Suksese ????”, kas shkruar Abrashi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një komunikate për media dje ka bërë të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet në pike kalimet kufitare mes Sllovenisë e Kroacisë, Kroacisë e Serbisë, Hungarisë e Serbisë dhe kësaj të fundit me Kosovën, ku ka një numër të madh të mërgimtarëve tanë që po presin për të ardhur në vendlindje për pushime.

Po ashtu thuhet se MPJD ka krijuar një shtab emergjent brenda ambasadave tona në këto shtete, si dhe brenda ministrisë, për të përcjellë secilin zhvillim në pikë kalimet kufitare ku ka pritje të gjata, dhe për t’u dalë në ndihmë shtetasve tanë që kanë marrë rrugën për në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat