Kishte akuza të rënda, Vjosa Osmani ua mbyllë gojën të gjithëve - ja çfarë thotë për UÇK-në (Pamjet)

Aktuale

Kishte akuza të rënda, Vjosa Osmani ua mbyllë gojën të gjithëve - ja çfarë thotë për UÇK-në (Pamjet)

Nga: N. H Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 08:49
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka reaguar pas akuzave të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Ajo ka thënë se Serbia ende nuk ka dhënë përgjigje për krimet e tyre, dhe ka thënë se ata janë shtet gjenocidal.

E, lidhur me këto deklarata, ishte thënë se Vjosa Osmani asnjëherë nuk e kishte përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Madje, ndaj saj, kishte pasur akuza të rëndë.

Mirëpo, së fundi, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një intervistë, ku u.d presidentja Osmani, thekson se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët.

Madje, Osmani shprehet po ashtu se UÇK-ja është ushtria e cila e mbrojti pragun e shtëpisë.

“UÇK është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët, është ushtria e popullit tim, është ushtria e cila e mbrojti pragun e shtëpisë, thotë ndër tjerash Osmani në këtë intervistë.

Për mos përmendjen e sakrificës se Ushtarëve të Kosovës, kishte reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu në atë botë kishte thënë se Vjosa Osmani injoroi mijëra dëshmor të renë në fushëbeteja më emblema të UÇK-së.

Postimi i plotë i Haxhiut më datë 20 qershor 2020:

“Fjalimi skandaloz i Vjosa Osmanit në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në Ditën e Çlirimit. Ajo me vetëdije të plotë, në fjalimin e saj injoroi tërsisht rolin e UÇK-së në çlirimin e vendit. Vjosa injoroi mijëra deshmorë të rënë në fushëbetja me emblemën e UÇK-së. Pa luftën e UÇK-së nuk do të kishte Ditë të Çlirimit, nuk do te kishte as aleancë te Kosovës me NATO-n, as nuk do te kishte mundësi qe Vjosa të ulej në ulsen e Kuvendit aq ma tepër si kryetare mosmirënjohëse. Tani vetë qytetarët le ta kuptojnë nga rrjedhë gjithë kjo urrejtje patologjike për UÇK-së e kësaj gruaje të re e të mbushur me aq pezëm ndaj njerëzve të luftës së fundit. Turp çfarë kryetare Kuvendi ka Republika e Kosovës!”, kishte thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat