Latifi e krahason VV-në me ekstremistët islamikë pas aderimit të Mustafës në këtë parti

Aktuale

Latifi e krahason VV-në me ekstremistët islamikë pas aderimit të Mustafës në këtë parti

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:00
Mustafë Bajrami dhe Albin Kurti

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar transferin që partia e Albin Kurtit, ka bërë me teologoun, Mustafë Bajramin.

Latifi e ka cilësuar këtë bashkim të teologut Bajrami me një parti të majtë si Lëvizja Vetëvendosje, si aleancë mes ekstremistëve islamikë dhe ateistëve të majtë.

Ai tutje, duke cituar filozofin Pascal Bruckner, ka thënë se kjo alenacë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit.

Postimi i plotë i Latifit:

Shumë vite më parë filozofi francez Pascal Bruckner paralajmëronte: Një aleancë e re ideologjike po lindë në botë, Islamo-majtizmi, aleanca e ateistëve të majtë me ekstremistët islamikë. Kjo aleancë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit.Tani edhe në Kosovë kjo aleancë po shtrihet.

Veç ky flamur duhet të hiqet nga kjo aleancë, se nuk e ka vendin aty. Ky flamur i takon veç kombit shqiptar dhe ëndrrës së tij perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat