Sulmi ndaj infermierëve, reagon Hoti: Sulmet ndaj heronjve të kohës janë të turpshme

Aktuale

Sulmi ndaj infermierëve, reagon Hoti: Sulmet ndaj heronjve të kohës janë të turpshme

Nga: A.M. Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:53
Avdullah Hoti

Gjatë orarit të punës, tre infermierë janë sulmuar në Prizren. Për këtë, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti përmes një postimi në Facebook, e ka dënuar sulmimin ndaj personelit mjekësor, duke i ftuar organet e rendit që të vihen në mbrojtje të mantelbardhëve.

Postimi i plotë:

Ngjarja e mbrëmshme në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit, ku familjarët kanë sulmuar fizikisht infermierët në detyrë është gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i kanë sulmuar.

Mjekët, infermierët dhe tërë personeli mjekësor e mbështetës, gjatë këtyre muajve sa po përballemi me pandeminë Covid-19, kanë dëshmuar përkushtim të lartë që duhet vlerësuar, e jo sulmuar. Sulmet ndaj heronjve të kohës janë të turpshme dhe të pa pranueshme.

E dënoj këtë sulm dhe çdo sjellje të pa dinjitetshme, e cila rrezikon integritetin fizik të personelit mjekësor. I ftoj organet e rendit që të vihen në mbrojtje të mantelbardhëve, ndërsa organet e drejtësisë që ta kryejnë detyrën e tyre shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat