Aderimi i Bajramit në partinë e Kurtit, vjen reagimi nga ish-këshilltari i Avdullah Hotit: Vendi është keq…

Aktuale

Aderimi i Bajramit në partinë e Kurtit, vjen reagimi nga ish-këshilltari i Avdullah Hotit: Vendi është keq…

Nga: N. H Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:19
Mustafë Bajrami dhe Albin Kurti

Mustafë Bajrami është bërë pjesë e partisë politike Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti. Ai ka thënë se Bajrami si lobues për njohjen e Kosovës në shumë shtete të botës dhe si njohës i mirë i Lindjes së Afërt e të Mesme, sjell dije e përvojë të vlefshme për LVV-në.

E, për këtë aderim pati shumë reagime.

Një reagim ka ardhur edhe nga ish-këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tj në Facebook, thotë se Kurti ka të drejtë të mbledhë gjithë përfaqësimet shoqërore me të cilët pretendon të fitojë pushtetit.

Mirëpo, konsideron se ata që besojnë se përmes Kurtit do të ketë një parim fundamental; vendi është keq.

Ja shkrimi i tij:

Albini ka të drejt të tuboj në tarafin e vet krejt përfaqësimet shoqnore me të cilat pretendon se mund ta fitojë pushtetin. Asht politikisht legjitime.

Por ata që besojnë në revolucionin shoqnor nëpërmjet Albinit duhet me pas një parim fundamental parasysh; vendi asht keq, shoqnia po e vuan një lakuni të madhe, ama kjo shoqni nuk mundet m’u ligshtue deri aty sa me iu besu mercenareve, atyne që formimin e vet identitar nuk e kanë në kundërshti me identitetin shqiptar!

Mundet me u doke dytësore krejt kjo, por tregon mosparimsine e qëllimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat