Deputeti i LDK-së për Isa Mustafën: Ai duhet të largohet nga lidershipi i partisë

Aktuale

Deputeti i LDK-së për Isa Mustafën: Ai duhet të largohet nga lidershipi i partisë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Fatmir Rexhepi

Është një nga të pak deputetët e LDK-së, që thotë hapur se koha e Isa Mustafës në krye të partisë ka përfunduar, kjo për shkak edhe të gjendjes së tij shëndetësore.

“Thirrja ime ka qenë të kemi një Kuvend për shkak të kufizimeve shëndetësore ai (Mustafa) ta vlerëson a është koha, a është momenti ta lë (pozitën e kryetarit), a është që të ketë një reformim të lidershipit. Ky është një mendim i imi, nëse e vlerëson LDK, nëse nuk e vlerësojnë, vijnë zgjedhjet dhe e provojmë”, ka thënë Fatmir Rexhepi.

Ai ka thënë se mendon se Mustafa duhet të dorëhiqet vetëm për shkak gjendjes shëndetësore, e jo për ndonjë gjë tjetër.

“Unë personalisht po, nuk ka pse tjetër, sepse një lider do një dinamikë të madhe politike”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat