Murati: Serbia po ndërton mure midis Shqipërisë dhe Kosovës, me dorën e udhëheqësve shqiptarë

Aktuale

Murati: Serbia po ndërton mure midis Shqipërisë dhe Kosovës, me dorën e udhëheqësve shqiptarë

Nga: A.Zh Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 08:43
Shaban Murati

Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka thënë se Serbia gjithmonë ia ka arritur të ndërtojë mure midis Shqipërisë dhe Kosovës, me dorën e udhëheqësve shqiptarë.

Ai ka thënë se murët e Serbisë, pengojnë bashkimin e shqiptarëve në një shtet, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Muret serbe midis Shqipërisë dhe Kosovës

Edhe në kohën e mbretërisë jugosllave, edhe në kohën e federatës komuniste jugosllave, edhe në kohën e sotme të demokracisë, Serbia gjithmonë ia ka arritur të ndërtojë mure midis Shqipërisë dhe Kosovës, me dorën e udhëheqësve shqiptarë.

Në sherrnajat e përsëritura rurale midis udhëheqësve të Shqipërisë dhe udhëheqësve të Kosovës, përveç papjekurisë shtetërore dhe mungesës së integritetit personal civil dhe kulturor, duhet të kërkoni gjithmonë fijet e implikimit të Serbisë.

Muret serbe midis Shqipërisë dhe Kosovës pengojnë bashkimin e shqiptarëve në një shtet dhe rolin qendror të faktorit shqiptar në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat