Disa organizata kërkojnë mbështetje për të promovuar shërimin përmes energjisë pozitive

Aktuale

Disa organizata kërkojnë mbështetje për të promovuar shërimin përmes energjisë pozitive

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:43
Organizata Vjollca, shoqata humanitare Arjeta dhe EnergyPlus

Disa organizata joqeveritare po kërkojnë nga institucionet e shtetit përkrahje për të promovuar atë që ata po e quajnë shërim natyral përmes energjisë pozitive. Organizata Vjollca, shoqata humanitare Arjeta dhe EnergyPlus, po kërkojnë nga Vjosa Osmani e Avdullah Hoti mbështetje në organizimin e një gala mbrëmje për bamirësi më 27 dhjetor të këtij viti.

Fatmir Muqolli nga EnergyPlus, thotë me përkrahjen e institucioneve dhe njerëzve vullnet-mirë do të mund të krijonin qendër rehabilitimi dhe shërimi për ata që janë keqtrajtuar. E gjithë kjo përmes asaj që ai e quan “energji pozitive”.

Muqolli: Lutemi që Zoti të na jap forcën e pajtimit

“Këtë lutje e bëjmë në emër të fëmijëve të Vjosës, në emër të fëmijëve të krejt botës, në emër të gjithë njerëzimit dhe duam me u sfidu këtu në Kosovë, në vendin e shenjtë që ta thërrasim zëri ne arsyes pozitive të qytetarëve kudo në botë të pajtohen në mes veti. Këtë lutje që po e bëjë këtu po e bëjë me zemër dhe shpirt që t’i thërras qytetarët, kudo në botë mendjen ta pastrojnë, zemrën ta pastrojnë dhe shpirtin ta pastrojnë. Kjo lutje është për fëmijët e Vjosës, kryeministrit Hoti dhe gjithë fëmijëve të botës. I lutem Zotit me zemër dhe shpirt të na qojë forcë ne pajtimit për paqe në botë të kontribuojmë”, tha ai.

Këto organizata janë në pritje të një takimi me kryeministrin Avdullah Hoti.

Muqolli, i cili pretendon që mund të trajtojë secilin pacientë të prekur me Covid-19, bënë thirrje për mbështetje që më 27 dhjetor të organizohet, ajo që ai e quan “Besëlidhja e shekullit”.

Muqolli: Jam i gatshëm të trajnojë pacientët me Covid-19

“Gjene forcën të na ndihmoni më 27 dhjetor ta regjistrojmë datën, besëlidhjen për Evropën e bashkuar, për paqen në botë. Mos i frikoni sepse vetëm të bashkuar mundemi. Jam i gatshëm çdo pacientë që është i sëmurë nga Covid-i, me duar të mija ta trajtoj dhe ta dëshmojë që energjia pozitive funksionon”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat