Blerim Devolli nuk shkon në Kuvend, deputetët nuk ia gjetën numrin e telefonit

Aktuale

Blerim Devolli nuk shkon në Kuvend, deputetët nuk ia gjetën numrin e telefonit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

(E plotësuar 13:45) - Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, sot ishte paraparë intervistimi i Blerim Devollit, pronar i kompanisë "Devolli Group" dhe blerës i Fabrikës së Gypave Ferizaj, Arian Hasani, por të njëjtit nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë komision.

I vetmi që ka konfirmuar pjesëmarrjen është Skënder Hasani, kryesues i Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt- në AKP dhe do të raportojë në orën 14:00.

Zëvendëskryesuesi i komisionit, Gazmend Bytyqi, tha se zyrtarët e komisionit kanë pasur vështirësi në gjetjen e kontakteve të Devollit dhe të Hasanit.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku tha se në rend të ditës nuk duhet të futen dëshmitar me të cilët nuk dihet se a është komunikuar.

"Të mos futen në rend të ditës dëshmitarë pa e ditur saktë që kemi komunikuar me ta dhe derisa ata nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen ose jo", tha ajo.

***

Biznesmeni Blerim Devolli ishte paraparë të raportonte sot para deputetëve.

Pronari i kompanisë “Devolli Group”, do të raportonte sot në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Megjithatë, Devolli nuk e ka konfirmuar ardhjen dhe nuk ka shkuar në Kuvend të Kosovës.

“Informacionet që kemi nga sekretaria deri më tani nuk është paraqitur. Propozoj që fillimisht pika tre është interistimi i Skender Hasanit, propozoj që ta miratojmë këtë rend të ditës”, është bërë e ditur në komision.

“Iu jemi drejtuar përmes emailit, s’kemi mundur të gjejmë numër të telefonit, në këtë formë iu jemi drejtuar, do të dalim në një formë tjetër të organizimit”, u tha në komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat