Ramush Haradinaj i mbledh ministrat shqiptarë të Maqedonisë në kullën e tij

Aktuale

Ramush Haradinaj i mbledh ministrat shqiptarë të Maqedonisë në kullën e tij

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka mbledhur në kullën e tij në Gllogjan të Deçanit ministrat e Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se të ftuar në këtë “festë” në kullën Haradinaj janë të gjithë ministrat shqiptarë të Qeverisë në Maqedoni.

I njëjti burim ka thënë se pavarësisht pandemisë kjo nuk i ka penguar liderit të AAK-së, të mbledhë njerëz në konakun e tij.

Ndërsa gjatë ditës së sotme qeveria e Kosovës pjesë e të cilës është edhe partia e Haradinajt kanë vendosur për një mbledhje të përbashkët në mes të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së veriut e cila pritet të ndodhë shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat