​Selmanaj pret në takim Azemin, flasin për punëtorët teknikë dhe sigurimit fizikë nëpër spitale

Aktuale

​Selmanaj pret në takim Azemin, flasin për punëtorët teknikë dhe sigurimit fizikë nëpër spitale

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:09
​Selmanaj pret në takim Azemin, flasin për punëtorët teknikë dhe sigurimit fizikë nëpër spitale

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi është pritur në takim nga zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

Temë diskutimi mes Azemit e Selmanaj ishte greva në të cilën gjenden punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të cilët kryejnë shërbime në Spitale, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulanatat në të gjitha komunat e Kosovës.

“Temë e diskutimit ne këtë takim ishte greva ne te cilën gjenden punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik te cilët kryejnë shërbime ne Spitale, QMF dhe Ambulantat në te gjitha komunat e Kosovës, te cilët kërkojnë mbështetjen financiare për rrezikshmëri në punë nga pandemia COVID19”, ka shkruar Azemi.

Azemi thotë edhe se “Zv. Kryeministri z. Driton Selmanaj, theksoi se kërkesa e këtyre punëtorëve është e drejt, dhe ne takimin e sotëm që ai do të ketë me Kryeministrinë dhe ministrat, e ne veçanti me ministrin e Shëndetësisë z. Zemaj, do të diskutoj për një zgjidhje te kësaj kërkese që vije nga punëtorët e lartcekur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat