Mish, pije e gjuajtje me kallash në kullën e Ramush Haradinaj, i vjen reagimi i parë i ashpër

Aktuale

Mish, pije e gjuajtje me kallash në kullën e Ramush Haradinaj, i vjen reagimi i parë i ashpër

Nga: N. H Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka mbledhur në kullën e tij në Gllogjan të Deçanit ministrat e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë “festë” në kullën Haradinaj janë të gjithë ministrat shqiptarë të Qeverisë në Maqedoni.

LEXO EDHE: Dalin pamje nga neja e Ramush Haradinajt me ministrat e Maqedonisë, gjuajnë edhe me kallash

Ndërsa, u mësua se aty nuk mungoi ushqimi e pijet e madje që festa të jetë edhe më atraktive u tha se ata kanë gjuajtur edhe me kallashë.

Lidhur me këtë, ka reaguar njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka dënuar këtë gjest të Haradinaj, duke thënë se kjo është mendësi primitive.

“Mendësi primitive e Ramushit që në darkë me gjuajt me kallash... Rambo, kënaqu me zemër jo me armë”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat