Nisma ia “pret shpresat” Haradinajt: Nuk mund të bëhet president

Aktuale

Nisma ia “pret shpresat” Haradinajt: Nuk mund të bëhet president

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
Limaj, Haradinaj dhe Mustafa

“Zafir Berisha, koordinator Nacional për Siguri Kibernetike ka thënë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk do të mund të zgjidhet president i Kosovës.

Në T7, ai tha se nuk e sheh Haradinaj si president. Sipas tij, atë nuk do ta përkrahin as subjektet tjera politike.

“Presidenti një person që i unifikon të gjitha subjektet politike. Unë nuk e shoh Ramushin në këtë formë që është futur si president, edhe për shkak të pozicionimeve që kanë subjektet tjera. Ai nuk mund të bëhet president, duhet të kemi edhe pëlqimin e PDK-së për këtë”, tha ai.

Berisha tha se as shkuarja në zgjedhje nuk do të jetë zgjidhje për pozitën e presidentit.

Ai tha se shkuarja në zgjedhje vetëm se do ta thelloj situatën në vend.

“Shkuarja në zgjedhje e thellon situatën edhe më tej në Kosovë. Është e rëndësishme që me konsensus të zgjidhet presidenti”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat