Analistët parashikojnë: Jemi në prag të zgjedhjeve të reja, zgjedhja e presidentit të ri ka pak gjasa të ndodhë

Aktuale

Analistët parashikojnë: Jemi në prag të zgjedhjeve të reja, zgjedhja e presidentit të ri ka pak gjasa të ndodhë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:48
Kuvendi i Kosovës

Zgjedhja e një presidenti të ri po shihet që ka pak gjasa të ndodhë në Kosovë, me më shumë gjasa nga analistët politik po shihen zgjedhjet e reja.

Analisti politik, Rasim Alija thotë se subjektet politike do tentojnë deri të fund të arrijnë një marrëveshje për të zgjedhur presidentin e ri.

Kjo sipas tij sepse disa nga këto subjekte sipas tuj nuk do e kalonin pragun në zgjedhje e disa të tjera nuk do të merrnin rezultat të mirë zgjedhor.

E për këtë arsye thotë ai nuk i duan zgjedhjet e reja.

Zgjedhjet poashtu i sheh si problemtike sepse sipas tij nga shpallja e zgjedhjeve e deri tek formimi i Qeverisë së re mund të shkojnë rreth pesë muaj gjë e cila rrezikon vendin që të mbetet pa president.

“Gjasa janë gjithmonë nëse ekziston vullneti i subjekteve politike. Besoj se deri në fund do tentohet nga subjektet politike që të arrihet një marrëveshje që rezulton me zgjedhjen e presidentit, mirëpo kjo është problematike për shkak të përpjekjeve por edhe rezultatit. I dimë pozicionet e subjekteve, madje edhe me kushtin që mund të mos e kalojnë pragun disa, pjesa tjetër mund të mos marrin rezultat të mirë zgjedhor e prandaj janë në gjendje që të paguajnë edhe këtë çmim vetëm mos me shku në zgjedhje. Shkruarja në zgjedhje lidhet edhe me mos lënien vakante të pozitës së presidentit sepse nëse kalon afati do ishte problematike se do mund të mbesnim pa president. Nëse ka zgjedhje, ato duhet të mbahen brenda muajit shkurt që Kuvendi i ri të mund ta zgjedhë presidentin ose presidenten e re. Kjo prap është problematike duke parë historinë se sa kohë mirret deri në konstituimin e kuvendit dhe kjo mund të marrë minimum 5 muaj kohë duke filluar nga shpallja e zgjedhjeve deri tek formimi i Qeverisë. Vendi rrezikon që për një periudhë të mbetet pa president, kjo nëse nuk arrihet që brenda kësaj legjilature të mos zgjedhjet presidenti i ri“, deklaroi Alija.

E analisti tjetër, Fitim Salihu thotë se gjasat janë shumë të vogla që të zgjedhet presidenti i ri, e kjo sipas tij do të thotë se zgjedhjet janë të pa evitueshme.

Thotë se jo vetëm diskursi i VV-së e PDK-së por edhe i LDK-së shpie drejt zgjedhjeve.

Shkarkimet në Polici e AKI, Salihu i ka parë si parapërgatitje për zgjedhje dhe si prerje e urave të bashkëpunimit nga LDK.

“Gjasat janë shumë të vogla për tu zgjedhur presidenti dhe për rrjedhojë zgjedhjet janë të pa evitueshme. Po duket se vendi  po shkon në atë drejtim. Diskursi i partive politike, jo vetëm i Vetëvendosjes dhe PDK-së por edhe i LDK-së kohë pas kohe po shpie në drejtimin e zgjedhjeve të parakohëshme. Jo vetëm diskursi por edhe veprimet e Qeverisë Hoti, me largimet e disa figurave të institucioneve si në Polici e AKI, për mua këto kanë qenë si parapërgatitje për zgjedhje, sepse duke i bërë këto veprime ka konsultim me koalicionin patjetër se LDK i ka prerë urat e bashkëpunimit për të zgjedhur presidentin. Lidershipi i saj ende flet për mundësinë e një tryeze ose të koordinimit për presidentin por veprimet e fjalët e tyre por edhe qëndrimet e PDK e VV po bijnë zgjedhje“, deklaroi Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat