Haziri: Nuk i përjashtojmë zgjedhjet, presidenti i ri do jepte oksigjen politik afatshkurtër

Aktuale

Haziri: Nuk i përjashtojmë zgjedhjet, presidenti i ri do jepte oksigjen politik afatshkurtër

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:06
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se dallime në LDK ka që nga 96-ta e sidomos pasi u nda nga jeta Ibrahim Rugova.

Ai thotë se dallimet shprehen në këtë parti por ruhet struktura dhe politika e brendshme.

Haziri thotë se zgjedhjet janë opsion real dhe se nuk janë përjashtuar nga LDK.

E një president i ri siaps tij do jepte stabilitet e oksigjen politik për 1 vit ose 2 por jo më shumë.

“Perceptimi mund të jetë se ka përçarje në LDK sidomos pas ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës. Këpucët e tij të gjithëve iu bijnë të ngushta. Prej 96′ ka pasë dallime të shprehura në LDK, por ishte e kuptueshme sepse ishte lëvizje politike. Në secilën situatë është bërë rikthim. LDK arrinë me kriju unitet gjithmonë. Tash LDK ka një frymë të brendshme që ruan strukturën dhe politikën e brendshme, dallimet shprehen, shpesh edhe publikisht. Edhe procesi i 6 tetorit e unifikoi LDK-në. Presidenti i ri nuk duhet me u zgjedh vetë sa me u kalu, por dikush ndoshta edhe jashtë skenës politike. Historia e Kosovës nuk njeh president të dobët, por institucionet e larta duhet të kenë legjitimitet dhe fuqi politike. Zgjedhjet janë opsion, tendenca me zgjedhë president që jep stabilitet është kërkesë politike për rrethanat, e do jepte oksigjen politik afatshkurtër, 1 vjet ose 2 por jo më shumë. Nëse nuk kalohet legjitimiteti qytetar është problem me u ushtru çdo detyrë. Zgjedhjet asnjëherë nuk i kemi përjashtu”, deklaroi Haziri në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat