“Në LDK ishin dy njerëz, Mustafa e Veliu”: Haziri ia kthen Konjufcës: Në VV ishte vetëm një njeri

Aktuale

“Në LDK ishin dy njerëz, Mustafa e Veliu”: Haziri ia kthen Konjufcës: Në VV ishte vetëm një njeri

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:55
Glauk Konjufca dhe Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e anëtarit të kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca.

Konjufca kishte thënë se dy njerëzit vendimmarrës në LDK janë Isa Mustafa e Agim Veliu.

Sipas tij nuk ka të tjerë që mund të marrin vendime pasi nuk i lejojnë këta dy të parët.

“Më pëlqeu deklarata e tij dhe si sillet ai nëpër debate politike. Në VV është një njeri, e pastaj pesë vende të zbrazëta e në fund krejt të tjerët”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat