Policia deklarohet për rrahjen e Valon Sylës në Pejton

Aktuale

Policia deklarohet për rrahjen e Valon Sylës në Pejton

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:35
Valon Syla

Valon Syla, gazetar dhe analist kosovar është sulmuar sot fizikisht nga disa persona në lagjen Pejton të kryeqytetit.

Syla ishte cak i shumë reagimeve të cilat pasuan pas deklaratës së tij lidhur me diasporën.

Pas sulmit fizik që iu bë sot, media ka kontaktuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë deklaruar se janë duke u marrë me rastin.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, tha zyrtarja për informim për rajonin e Prishtinës, në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Kurse lidhur me rastin Syla tha se nuk ka lëndime trupore, pavarësisht goditjeve.

“Është e vërtetë se jam sulmuar fizikisht. Isha duke pritur për të hyrë në bankë tek ‘Raiffaisen Bank’ për të kryer një pagesë më kanë thirrur dhe më kanë sulmuar. Kam kontaktuar policinë dhe po pres të bisedojë me ta, por që të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Syla pas sulmit fizik.

Deklarate që Syla pati bërë për diasporën ishte kjo: I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret. Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni. Mirë se vini në Kosovën e lirë. Mks e teproni, se dalim fitim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat