Haraqija: Qeveria e re ndërtohet nga VV dhe PDK

Aktuale

Haraqija: Qeveria e re ndërtohet nga VV dhe PDK

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:35
Astrit Haraqija

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija ka folur pas zhvillimeve të fundit që pasuan me rënien e Qeverisë Hoti.

I ftuar në ‘RADIO 1’, Haraqija ka thënë se qeveria e re pas zgjedhjeve do të ndërtohet nga VV dhe PDK.

“VV është pjellë e PDK-së dhe SHIK-ut, pse po çuditeni. E shihni se do të ndodhë edhe kjo në këtë Kosovë. LDK si parti institucionaliste shkon në opozitë, nuk e ka problem”, tha Haraqija.

I pyetur se a ka krizë brenda LDK-së, për kandidatin e mundshëm për kryeministër, Astrit Haraqija ka thënë se subjekti i tyre kanë emra me bollëk dhe që të gjithë janë të mirë.

“Ne jemi parti institucionaliste dhe mbetemi. Mos harroni vetëm presidenti historik Rugova mbetet i pazëvendësueshëm për LDK-në dhe Kosovën. Këta tjerët, këso menaxher kemi mjaft dhe i kemi të mirë. Shembull, kemi Lutfi Hazirin por kemi edhe Kujtim Shalën”, shtoi ai.

Haraqija, preferon që para fushatës zgjedhore, Kosova të ndërtonte tre kahje politike.

“Mendoj se do ishte mirë në zgjedhje të shkojnë PDK-AAK-Nisma bashkë. LDK vet dhe këta VV-ja vet. Kjo do ishte në rregull shumë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat