Analisti nga Amerika ‘befason’ me parashikimin / Kurti e Osmani në një listë të përbashkët? Kjo është frika e madhe e liderit të VV-së!

Aktuale

Analisti nga Amerika ‘befason’ me parashikimin / Kurti e Osmani në një listë të përbashkët? Kjo është frika e madhe e liderit të VV-së!

Nga: N. H Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:53
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Analisti shqiptar në Amerikë, Bleron Baraliu përmes një postimi të gjatë në Facebook, ka publikuar edhe sondazhet e zgjedhjeve që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai ka parashikuar se nëse Albin Kurti mund të kandidojë për kryeministër, Vjosa Osmanit nuk ia jep pozitën e dytë në listën e Vetëvendosjes, për shkak, se sipas tij, ka frikën se mund edhe t’i del përpara me vota.

Me tej, ai flet edhe për shumë çështje tjera. Ndërsa, thekson se ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, nuk do të kandidojë si e vetme, pasi sipas Baraliut, u.d presidentja aktuale e ka të qartë se nuk e kalon pragun.

Ja shkrimi i analistit:

Image
Bleron Baraliu

Prognozoj (spekuloj, qysh thotë Ginofci) se:

1. Albini, nëse mund të kandidoj*, nuk ia jep Vjosës nr.2 sepse ka frike që i del përpara me vota

2. Vjosa nuk pranon nën 3 (50/50 që përfundon në 3, 50% jashtë VV)

3. Vjosa nuk guxon me kandidu e vetme sepse e ka të qartë se nuk e kalon pragun

4. LDK e ‘lutë’ Vjosën, shkarkon Isën, dhe në fund menzi i mbërrin disi 20%

5. PDK kthjellet (si gjithmonë në kohë zgjedhjesh), bahet bashkë me NISMA dhe Fatmirin kandidat, dhe i kapërcen 25%

Në këtë rast VV mbetet me poshtë se ka qenë PAN2017.

Përndryshe, nëse PDK vazhdon përçarjen ‘prekazase’, LDK e ngrin kryet deri në fund, dhe Vjosa s’ka ‘qare’ pa hy në listë të VV, do të shohim një korrje VV-iste deri në 45%. Për 51% e kësi popullizma -sipas dëshirës së dëgjuesve, mos u bëni qesharak. Megjithatë, nëse këto partitë tjera e bojkotojnë veten siç din më së miri, ju tregoj saktë pas 2-3 javësh sa janë gjasat VV me mbërri 50 (për momentin me pak se 2.5%)

* unë mendoj se, më së miri, për shumë arsye ,do të ishte që Kurti të vije në pushtet për 3 vjet, por nëse me pyet objektivisht, ligji (dhe fryma e ligjit sidomos) në bazë të vendimit të fundit e privon Kurtin për të marrë pjesë në zgjedhje, dhe njëkohësisht/gjegjësisht e privon nga pozita e KM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat