Krasniqi: Për dialogun duhet të ketë konsensus

Aktuale

Krasniqi: Për dialogun duhet të ketë konsensus

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 00:37
Jeta Krasniqi

Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit në Institutin Demokratik të Kosovës, ka thënë se për dialogun duhet të ketë konsensus.

“Në momentin kur doli në pah çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe në skenën politike të brendshme në Kosovë pati zëra të ndryshëm dhe partitë politike nuk ishin të gatshme që të flitej për këtë çështje dhe thanë që ishte e mbyllur. Që në atë moment u pa që dialogu kishte hyrë në një fazë tjetër dhe kërkohej që brenda Kosovës të ndërtohej një konsensus politik në mënyrë që të shtyhet përpara”, ka thënë Krasniqi.

“Është e vërtetë që pati diskutime në nivel teknik, në atë të negociatorëve, kryenegociatorëve apo të shefave të delegacioneve siç janë quajtur të z. Skender Hysenit dhe nga pala tjetër që ka zëvendësuar Gjuriqin për çështjen e pretendimeve financiare dhe pronësore, por pritej që në fakt në Kosovë të kishte një konsensus i cili do të rreshtohej përreth kryeministrit, apo që do ta mbështeste kryeministrin politikisht në mënyrë që procesi të ecte përpara”.

Ajo ka shtuar se me vendimet e Dhomave të Specializuara, aktakuzave të cilat u ngritën ndaj ish-krerëve të UCK-së, ish-presidentit, ish-shefit të PDK-së dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, pamë që edhe brenda koalicionit qeverisës kishte qëndrime të ndryshme.

“AAK-ja mendonte që procesi duhet të ndalonte të mos ecte përpara, dhe dukej që kryeministri Hoti mbeti ai që ishte i gatshëm që ta shtynte përpara procesin, por që duhej një mbështetje politike. Që nuk e kishte, sepse nuk i vinte as nga partnerët e koalicionit”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat