Sot një vit, Vetëvendosje i uronte LDK’së përvjetorin

Aktuale

Sot një vit, Vetëvendosje i uronte LDK’së përvjetorin

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:31
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje vitin e kaluar pati uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës me rastin e 30-vjetorit të themelimit. Përderisa vitin e kaluar LVV`ja lartësoi LDK`në duke thënë se ka lindur si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, në krye me Ibrahim Rugovën, këtë vit deri më tani, nga kjo parti nuk ka pasur as një urim..

“Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye dr.Ibrahim Rugovën. Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm. Urime ditën e themelimit!”, thuhej në urimin e Lëvizjes Vetëvendosje, më 23 dhjetor të vitit 2019.

Kujtojmë që asokohe LVV`ja dhe LDK`ja ishin duke negociuar për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ata arritën marrëveshje më 2 shkurt 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat