Njeriu i afërt i Albin Kurtit publikon sondazhin e fundit: VV merr 55 deputetë, ja sa deputetë do t’i kenë LDK e PDK

Aktuale

Njeriu i afërt i Albin Kurtit publikon sondazhin e fundit: VV merr 55 deputetë, ja sa deputetë do t’i kenë LDK e PDK

Nga: N. H Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:36
Albin Kurti

Besnik Bislimi nënkryetari i parë i VV-së ka zbuluar sondazhin e fundit për këtë vit.

Sipas tij,  në këtë sondazh partia e tij do t’i merr 55 deputetë.

Nënkryetari i VV-së e radhit të dytën Partinë Demokratike e Kosovës, ku sipas tij, do t’i ketë 19 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18 deputetë, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.

Ja postimi i tij:

Image
Besnik Bislimi

SONDAZHI I FUNDIT PËR KËTË VIT QË TREGON PREFERENCAT E VOTUESVE TË VENDIT - OMNIBUSI I REALIZUAR NGA UBO CONSULTING

Ky sondazh është mbase përgjigjja më e mirë për të gjithë ata “analistë” dhe “njohës” të zhvillimeve politike në Kosovë që pohojnë se sistemi ynë elektoral pamundëson rezultat me mbi 50% për një subjekt politik. Dhe për atë se si e shohin qytetarët tanë “mirëqeverisjen” e Hotit dhe “opozitarizmin” e PDK-së.

Më poshtë keni rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar javën që shkoi, me kritere që reflektojnë strukturën demografike, gjinore, etnike dhe urbane të vendit.

Kujdes në interpretimin e rezultatit meqë i njejti nuk ka mund të inkorporojë disa variabla të cilat mund të kenë ndikim në numrin final të ulëseve:

1. Nuk e reflekton fuqinë politike të përkthyer në votë nga ana e diasporës.

2. Nuk e reflekton ndikimin eventual të iniciativës qytetare të paralajmëruar nga Vjosa Osmani

3. Nuk e reflekton ndikimin në vota që prodhohet nga suksesi apo dështimi i fushatës zgjedhore (dihet që në zgjedhje, zakonisht PDK e ruan elektoratin sipas sondazheve, VV shënon rritje, kurse LDK gjithnjë ka rezultat më të ulët në zgjedhje se sa në sondazhe).

4. Nuk reflekton goditjen që i vie subjekteve të koalicionit qeverisës pas shpalljes së qeverisë së tyre si antikushtetuese,

5. Nuk e reflekton ndikimin pozitiv apo negativ që pritet të ketë në mbështetje secili subjekt politik pasi të bënë publik emrin e kandidatit të tij për kryeministër.

6. Nuk e reflekton as rritjen e votave për VV-në, falë sulmeve e fyrjeve të porositura dhe sinkronizuara nga pseudoanalistët që vërshojnë studio televizive në kohë fushate.

Por, ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është që edhe pëkrundër gjithë këtyre elementeve të listuara më sipër, me vetëm pak më shumë angazhim, VV do ketë më shumë se 60 deputetë në kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat