Damka nga 6+ për zgjedhjet: Jemi të gatshëm, i kemi vendet e garantuara në Kuvend

Aktuale

Damka nga 6+ për zgjedhjet: Jemi të gatshëm, i kemi vendet e garantuara në Kuvend

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Fikrim Damka

Deputeti Fikrim Damka nga Grupi 6+ pas takimit që e ka mbajtur me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhje.

“Edhe ne jemi pajtuar që kurdo që caktohet data e zgjedhjeve jemi të gatshëm”, tha Damka.

Damka ka thënë se vendet i kanë të garantuara në Parlament, prandaj s’do të bëjnë koalicion.

“Ne i kemi vendet e garantuara andaj edhe nuk do bëjmë koalicion me ndonjë parti”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat