Fisnik Ismaili për sulmin ndaj Valon Sylës: Qaj bërllogu që s’guxon me livrit gishtin atje, vjen kah e shitet boss

Aktuale

Fisnik Ismaili për sulmin ndaj Valon Sylës: Qaj bërllogu që s’guxon me livrit gishtin atje, vjen kah e shitet boss

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:48
Fisnik Ismaili

Ish anëtari i Partisë Social Demokrate dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, ka thënë se sulmi që i është bërë Valon Sylës dje, po e bën me mendu se ky i fundit ka pasur të drejtë në lidhje për shkrimet për një pjesë të mërgimtarëve. 

Me anë të një postimi në Facebook, Fisnik Ismaili ka thënë se aq sa i ka shkuar në nerva Valoni për çka ka thënë, aq po e bën me menduar se ai ka pasur të drejtë.

“Vetë kam jetue në gyrbet, edhe e di që proporcionalisht, sa ka bërrlloga njerëz në Kosovë, ka edhe jashtë. Madje atje një bërrllog prej shqiptari, me një gjest prej bërrlogu, është në gjendje me ia prishë reputacionin e mirë të shumë shqiptarëve të mirë, që e kanë ndërtue me vjet. E qaj bërrllog që atje s’guxon me e livritë gishtin se e kallë shteti, vjen kha edhe shitet boss. Një gyrbetçar pa mizë mbas veshi, si qifti jem që ka qenë (e ka plot tjerë), as nuk e rruen çfarë bérrlogu qet Valoni prej goje. E edhe ma hiç me ardhë në atdhe me sjellë grushta”, ka shkruar Ismaili.

Tutje ai ka thënë se gyrbeti jonë për kokë  banori ka më shumë hajna, mafiozë, vrasës e mashtrues.

Postimi i plotë:

Sa m'ka shkue nerva Valoni për çka ka thanë, qaq po m'ban me mendue se ka pasë të drejtë.

Vetë kam jetue në gyrbet, edhe e di që proporcionalisht, sa ka bërrlloga njerëz në Kosovë, ka edhe jashtë. Madje atje një bërrllog prej shqiptari, me një gjest prej bërrlogu, është në gjendje me ia prishë reputacionin e mirë të shumë shqiptarëve të mirë, që e kanë ndërtue me vjet.

E qaj bërrllog që atje s'guxon me e livritë gishtin se e kallë shteti, vjen kha edhe shitet boss. Një gyrbetçar pa mizë mbas veshi, si qifti jem që ka qenë (e ka plot tjerë), as nuk e rruen çfarë bérrlogu qet Valoni prej goje. E edhe ma hiç me ardhë në atdhe me sjellë grushta.

Pse çohet lladika, shkon e ia konfirmon fjalët këtij, s'kam me e kuptue. Gyrbeti jonë për kokë banori ka më shumë hajna, mafiozë, vrasës e mashtrues si qifti i atij Mërgim Gashit nga Stuttgarti, sesa popujt tjerë, edhe ky është fakt. Vazhdoni bane mut.

Se pak probleme tjera kemi, o hajvana!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat