Bahtiri jep lajmin: Ja sa vota do të marrë më shumë VV-ja në Mitrovicë

Aktuale

Bahtiri jep lajmin: Ja sa vota do të marrë më shumë VV-ja në Mitrovicë

Nga: A.Zh Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 20:14
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, do të ketë rritje prej më shumë se 5 mijë votave në këtë komunë.

Ai ka thënë se këtë informatë ia ka dhënë një mik i tij që merret me matje në terren, përcjell Bota sot.

Bahtiri e ka quajtur këtë “lajm të mrekullueshëm”, duke theksuar se Albin Kurti do të kthehet fuqishëm.

Postimi i plotë i Bahtirit në Facebook:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Sapo u njoftova nga një mik i imi që në bazë të një matje në terren, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një rritje prej më shumë se 5000 mijë vota vetëm në qytetin tonë të dashur të Mitrovicës.

Ky është një lajm i mrekullueshëm, i pritshëm e i domosdoshëm. Këto lajme e gëzojnë qytetarin e ndershëm e fisnik të Republikës tonë.

Dinjiteti jonë po kthehet, po kthehet fuqishëm. Sot, po e shohim se Lëvizja dhe Albini nuk mbijetojnë, pasi që Ne, Lëvizja dhe Albini gjithmonë jetojmë fuqishëm.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat