Berisha për Kocin që pretendoi se Kurti mund të kandidojë për deputet: Arianiti s’din o burrë

Aktuale

Berisha për Kocin që pretendoi se Kurti mund të kandidojë për deputet: Arianiti s’din o burrë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 06:13
Besnik Berisha dhe Arianit Koci

Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit që çoi vendin në zgjedhje sqaroi edhe se kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme si deputet.

Por, ndryshe po mendon avokati Arianit Koci i cili tha se ligji ka pësuar ndryshim dhe se Kurti mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa kolegu i Kocit, Besnik Berisha, është i bindur se Koci ka gabuar në qëndrimin e tij lidhur më këtë cështje.

Berisha në emisionin DPT te Fidani ka thënë se Koci nuk e njeh këtë fushë mbi të cilën ka dhënë qëndrimin e tij.

Ai me ironi ka thënë se “Arianiti s’din o burrë, nuk e di çfarë student u kanë. Nuk e di a e ka pasë 6 apo 7 për këtë fushën që po e komneton”, ka thënë Berisha teksa ka komentuar analizën e Kocit, rreth asaj nëse i lejohet Kurtit të kandidojë në listën e VV’së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat