Xhavit Haliti refuzon koalicionin me VV-në

Aktuale

Xhavit Haliti refuzon koalicionin me VV-në

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i PDK-së thotë se në të ardhmen partitë politike nuk duhet të kenë vija të kuqe sepse kjo sipas tij, do ta mundësonte një qeveri që e çon deri në fund mandatin.

Haliti nuk e ka përjashtuar një koalicion PDK-Vetëvendosje derisa duke komentuar sondazhet e kësaj të fundit, thotë se çdo parti mund të bëjë sondazhe – përfshirë edhe PDK-në – që e nxjerr veten edhe me 75%.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit, ndërroi komplet lojën e partive politike, ku e tërë ‘lufta’ e zhvilluar rreth postit të presidentit, bëri që të kthehet tash te ajo e kryeministrit.

Garë ndërmjet partive se kush do të jetë i pari në këtë zgjedhje tashmë ka nisur edhe përmes sondazheve, ku së fundmi Besnik Bislimi i VV’së ka prezantuar një që e nxjerr Vetëvendosjen me 55 deputetë.

Ndaj sondazhit të nxjerr nga z.Bislimi kanë reaguar zyrtarë nga parti të tjera, ndërkohë media sot e ka pyetur Xhavit Halitin e PDK-së se si e komenton këtë sondazh dhe situatën e krijuar pas vendimit të Kushtetueses.

Në një intervistë të shkurtër, z.Haliti, ka thënë se edhe PDK mund ta nxjerr një sondazh që e nxjerr partinë e tij me 75%. Ndërkohë, Haliti nuk e ka mohuar një koalicion të ardhshëm PDK – Vetëvendosje.

A do të ishte koalicion i duhur PDK-VV për një qeveri stabile?

Xhavit Haliti: Për  mua qeveri stabile dhe me interes për Kosovën, do të ishte një koalicion i madh, i fuqishëm dhe i përgjegjshëm që ndërton  politika shtetërore, dhe jo politika të lagjeve, jo politika të partive, dhe jo politika të individit, kjo është e domosdoshme tjerat s’kanë aspak rëndësi. Unë nuk e besoj që mund të  krijohet koalicion parazgjedhor mes VV-PDK,  por unë besoj në përgjegjshmërinë e njerëzve që e duan vendin dhe duan ta çojnë përpara dhe jo ta stagnojnë kështu siç ka ndodhur këto 5-6 vitet e fundit, por t’i japin një shtytje rregullimit të shtetit, kjo do të thotë të mos ketë askush vija të kuqe por të kemi dallime në programe, dhe unifikimi në programe, bërja e politikës shtetërore për  qeverisje është shumë e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat