Aeroporti “Adem Jashari” për 5 ditë mbi 25 mijë bashkëatdhetarë arritën në Kosovë

Aktuale

Aeroporti “Adem Jashari” për 5 ditë mbi 25 mijë bashkëatdhetarë arritën në Kosovë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:21

Në prag të festave të fundviti, bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme evropiane e jo vetëm, me dashurinë më të madhe vijnë në vendin e tyre të lindjes, për të festuar e gëzuar së bashku me familjarët e tyre, shkruan IndeksOnline.

Edhe këtë vit, ndonëse në rrethana pandemie, numri i bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë, është i madh.

Vetëm në ditën e sotme, siç ka bërë të ditur zëdhënësi i aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bujar Gashi, në Kosovë do të realizohen 57 fluturime, hyrje – dalje.

Ndërsa ka bërë të ditur se vetëm gjatë vikendit janë realizuar 200 fluturime, e deri në fund të kësaj jave, Gashi bëri të ditur se pritet të realizohen edhe 240 sosh.

“Vetëm gjatë vikendit, janë realizuar 200 fluturime. Ndërsa deri të mërkurën nga e shtuna kanë ardhur mbi 25 mijë udhëtarë, e deri në fundjavë pritet të realizohen 240 fluturime”, deklaroi Gashi.

Ai ka thënë se janë duke shërbyer me numër të madh të fluturimeve, e më së shumti ka nga Zvicra e Gjermania, ku edhe është numri më i madh i diasporës.

Gashi ka theksuar se janë duke përfillur strikt të gjitha masat e vendosura nga institucionet dhe se deri tani me gjithë numrin e madh nuk është shënuar asnjë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat