Abbott uron festat e fundvitit: Ju lutemi vazhdoni të respektoni masat ndaj virusit

Aktuale

Abbott uron festat e fundvitit: Ju lutemi vazhdoni të respektoni masat ndaj virusit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Nicholas Abbott

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar festat e fundvitit.

Diplomati britanik në Prishtinë urimin në Facebook e ka bërë në gjuhën shqipe, serbe dhe atë angleze.

Në mesahzin e tij ai bën thirrje për respektimin e masave ndaj virusit korona.

“Jemi në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, dhe kjo është natyrshëm një periudhë që na sjellë më pranë familjeve dhe miqve tanë. Por duhet të jemi të vetëdijshëm që ky nuk është një vit i zakonshëm. Virusi do të thotë që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mendojmë shumë më tepër për mbrojtjen e familjeve tona dhe shëndetit tonë”.

“Ju lutemi vazhdoni të respektoni masat që janë këtu për të ju mbrojtur juve dhe familjet tuaja.

Ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat