Analisti zbulon një nga veprat më të rënda penale të Thaçit dhe vendimin skandaloz të Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Analisti zbulon një nga veprat më të rënda penale të Thaçit dhe vendimin skandaloz të Gjykatës Kushtetuese

Nga: A.Morina Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:16
Hashim Thaçi

Analisti politik, Krenar Shala ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuse rreth çështjes së thirrjes për rezistencë ndaj vendimit të ekzekutivit, i bërë nga ish presidenti Hashim Thaçi ndaj ish-qeverisë Kurti.

Shala e ka quajtur skandaloz vendimin e Kushtetueses, madje ai tha se ky vendim përbën rrezik shumë të madh për demokracinë.

"Vendimi skandaloz i Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së thirrjes për rezistencë ndaj vendimit të ekzekutivit, i bërë nga ish presidenti Thaçi ndaj ish qeverisë Kurti, kaloi në heshtje. Është ndër veprat penale nga më të rëndat që mund ta bëjë dikush sipas sistemit juridik të Kosovës", shkroi Shala në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Vendimi skandaloz i Gjykatës Kushtetuse rreth çështjes së thirrjes për rezistencë ndaj vendimit të ekzekutivit, i bërë nga ish presidenti Thaçi ndaj ish qeverisë Kurti, kaloi në heshtje. Është ndër veprat penale nga më të rëndat që mund ta bëjë dikush sipas sistemit juridik të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës nën arsyetimin se ish presidenti është në proces gjyqësor dhe kështu gjykata nuk mund të merret me këtë rast përbën rrezik shumë të madh për demokracinë. Shyqyr që nuk jemi shumë të vetëdijshëm rreth përmasave të kësaj vepre të ish presidentit dhe vendimit të gjykatës ndaj këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat