Daut Haradinaj: Lista zgjedhore e AAK-së do të jetë shumë e fuqishme, synojmë t’i marrim deri në 20 deputetë

Aktuale

Daut Haradinaj: Lista zgjedhore e AAK-së do të jetë shumë e fuqishme, synojmë t’i marrim deri në 20 deputetë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:19
Daut Hardinaj

Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj, thotë se qëllimi i tyre është që të arrijnë numrin prej 20 deputetëve në zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen shumë shpejt në vend.

Haradinaj thotë se është i bindur se numri i deputetëve të ardhshëm të AAK-së, do të jetë dy shifror, por që po synojnë që ky numër të shkojë deri në 20.

“Numri i deputetëve të AAK-së do të jetë gjithqysh mbi dy shifror, por qëllimi jonë kryesor do të jetë që t’i arrijmë 20 deputetë në këto zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për listën e kandidatëve të AAK-së në zgjedhjet e reja.

Thotë se lista e AAK-së do të jetë shumë e fuqishme dhe do të punojnë që jashtë saj mos ta lënë asnjë kategori të shoqërisë kosovare.

“Lista jonë e kandidatëve për deputet do të jetë e fuqishme. Nuk do e lëmë asnjë kategori në vend që nuk do ta përfshijmë në listë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj në RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat