Koalicion me PDK-në? Reagimi i fundit nga Vetëvendosje

Aktuale

Koalicion me PDK-në? Reagimi i fundit nga Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:57
Lëvizja Vetëvendosje

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka thënë se është arritur në parim një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Atij për këtë i ka reaguar deputetja e VV-së Fitore Pacolli, përcjell Bota sot. Pacolli ka thënë se “këmbëngulja” për koalicion mes VV-së dhe PDK-së, vjen nga anëtarë të partive që kanë qenë në koalicion me PDK-në ose individë që janë kundër VV-së.

Lexo edhe: Rexhaj: VV dhe PDK janë pajtuar për koalicion, Kurti kryeministër – ky do të jetë presidenti i ri

Sipas Pacollit, këta persona i frikësohen ndryshimit të “mirë”, duke mos e pohuar ose mohuar lajmin.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Është interesant se si gjithmonë ka një këmbëngulje në medie se një koalicion në mes LVV-së dhe PDK-së do të ndodhë ose duhet të ndodhë. Është edhe me interesant që ky insistim ekskluzivisht vjen ose nga anëtarë të partive tjera, të cilat të gjitha në një pikë apo tjetër kanë qenë vet në koalicion më PDK-në ndonëse zotoheshin ndryshe, ose nga individë të cilët janë të afërt më PDK-në apo me pushtetin e vjetër, ose nga të tjerët të cilët thjesht janë kundër LVV-së dhe i frikësohen ndryshimit të mirë.

Pavarësisht se çfarë themi e bëjmë, ata vazhdojnë, e madje më shumë tani që po i afrohemi ditës së zgjedhjeve dhe sa më shumë që Lëvizja jonë po rritet. Apo ndoshta nuk është edhe aq interesant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat