Reagon zëdhënësi i PDK-së: Interesant, vetëm anëtarët e VV-së flasin për koalicion me ne

Aktuale

Reagon zëdhënësi i PDK-së: Interesant, vetëm anëtarët e VV-së flasin për koalicion me ne

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
PDK

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë reaguar pasi që zyrtarë të VV-së kanë përmendur koalicion të mundshëm me këtë parti.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se është interesant fakti se vetëm nga Vetëvendosje flasin për koalicionin PDK-VV.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur deklaratat e Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut e Fitore Pacollit.

“Është interesant se si vetëm anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje flasin për koalicionin PDK-LVV. Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe se fundi Fitore Pacolli!!!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Konjufca para disa ditësh në një debat nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të bashkëpunohet me PDK-në.

Sidoqoftë, ai tha se një koalicion i tillë nuk është i favorizuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat