Nga këto komuna janë 249 rastet e reja me Covid-19

Aktuale

Nga këto komuna janë 249 rastet e reja me Covid-19

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 249 raste të reja me Vocid-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 99 raste, Gjakovë 14 raste, Gjilan 14 raste, Graçanicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Podujevë 10 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Junik 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e KSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat