Vaksinimi i serbëve në Kosovë, reagon ashpër Haki Abazi: Ky është kërcënim për Kosovën

Aktuale

Vaksinimi i serbëve në Kosovë, reagon ashpër Haki Abazi: Ky është kërcënim për Kosovën

Nga: N. H Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Haki Abazi

Haki Abazi i Lëvizjes Vetëvendosjes e sheh kërcënim për sigurinë e vendit vaksinimin e serbëve në Kosovë.

U raportua se vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën “Pfizer” ka nisur në veri të Kosovës. Shumë pleq prisnin në radhë dhe ishin të interesuar për të marrë vaksinën.

Ish-zv/kryeministri dhe zyrtari i lartë i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi e ka quajtur kërcënim për vendin vaksinimin e serbëve në veri të Kosovës.

Abazi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky vaksinim përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit.

“Vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat