Përfundon mbledhja, LDK-ja ende s’e ka emrin e kandidatit për kryeministër

Aktuale

Përfundon mbledhja, LDK-ja ende s’e ka emrin e kandidatit për kryeministër

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Arban Abrashi

Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosoëvs (LDK).

Në në një prononcim për gazetarë, sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se në këtë mbledhje, siç ka thënë ai, nuk është diskutuar për emra.

Abrashi ka deklaruar së në mbledhjen e sotme të Kryesisë është folur për kriteret që duhet t’i ketë kandidati për kryeministër dhe ata për deputetët.

Ndërkohë, nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu ka thënë se ende nuk janë është duke shqyrtuar asnjë emër për kryeministër.

“Asnjë emër ende nuk është në shqyrtim, ne jemi duke biseduar për kriterët, do t’i ndërtojmë kriterët edhe për kandidatët për kryeministër dhe kriteret për kanididatët për deputetë”, tha Veliu në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat