Albin Kurti thotë se Vetëvendosje do të merr 2/3 e votave

Aktuale

Albin Kurti thotë se Vetëvendosje do të merr 2/3 e votave

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:18
Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në mbledhjen e 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave.

“Saherë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk i ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, tha Kurti.

Ai tha se LDK hyri në koalicion për ta penguar Vetëvendosjen në qeverisje.

“LDK-së ju dukej se kishim fituar me pak diferencë dhe nisën të na vinin pengesë pas pengese, kërkesë pas kërkese”, tha kreu i VV’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat