“Kosovo, Kosovo”, Vjosa Osmani nuk e ndjek rrugën e Ibrahim Rugovës e as të Albin Kurtit

Aktuale

“Kosovo, Kosovo”, Vjosa Osmani nuk e ndjek rrugën e Ibrahim Rugovës e as të Albin Kurtit

Nga: D.RR Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Vjosa Osmani

U.D presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistat dhe fjalimet e saja në gjuhën angleze, gjithmonë kur e përmend Kosovën, e thotë “Kosovo”, gjë që nuk e praktikonte presidenti historik, Ibrahim Rugova, ku Osmani vazhdimisht ka pretendime se është rugoviste e vërtetë.

Shqiptimin “Kosovo” nuk e përdorë as lideri i VV-së, Albin Kurti, ku me këtë të fundit, Osmani dëshiron bashkëpunim të gjatë në politikën shqiptare.

Edhe presidenti historik Rugova, edhe Albin Kurti, në intervistat dhe fjalimet e tyre në gjuhën angleze, kanë përdorur fjalën direkte “Kosova”, e jo “Kosovo”, pasi këtë të fundit e përdorin edhe liderët serb.

Video ku tregon se presidenti Rugova thoshte "Kosova":

Video ku tregon se Albin Kurti thotë "Kosova":

Vjosa Osmani, mbrëmë në video-mesazhin e fundvitit për miqtë ndërkombëtarë, shumë herë në fjalimin e saj e përdori fjalën “Kosovo”, ndërsa prapa saj ishte flamuri dardan i presidentit Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat