Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 06:17
Kuvendi i Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Mbahet seminari i Parë Shkencorë i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në të cilin do të prezantojnë profesor dhe shkencëtarë të dalluar që janë bashkatdhetarë tanë në diasporë, si dhe studentë të studimeve master nga FIEK-u. (Përmes platformës Zoom, ora 9:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 dhe votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama mbajnë konferencë e fundvitit për media. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e fshatit Fshatin Keqekollë te Komunes se Prishtinës protestojnë rreth pakënaqësisë së tyre për një vend pune në Ambulanten e Fshatit, i cili sipas banorëve është marrë në mënyrë jo ligjore dhe jo të rregullt. (Tek Ambulanta e Fshatit Keqekollë, ora 11:00)

- Asociacioni Kosovar i Shkencave Forenzike organizojnë takimin e fundvitit me ç’rast do të prezentohen disa nga aktivitetet profesionale mjekoligjore, të realizuara gjatë vitit 2020. (Instituti i Mjekësisë Ligjore, ora 13:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat