Befason familja e ish-zyrtarit të vrarë të LDK-së, ja kë mbështesin për këto zgjedhje - përmendin edhe SHIK-un

Aktuale

Befason familja e ish-zyrtarit të vrarë të LDK-së, ja kë mbështesin për këto zgjedhje - përmendin edhe SHIK-un

Nga: N. H Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:18
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerit, përmes një shkrimi në Facebook, kanë dalë në përkrahe të Vjosa Osmanit.

Sipas tyre, vetëm ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, është për Kosovën shtet ku sundon ligji dhe i jepet përgjegjësi qytetarit për votën e dhenë.

Madje, ata thonë se vota për Vjosa Osmani është votë për të larguar bashkëpunëtorët e SHIK-ut nga LDK-ja.

Ja shkrimi i plotë:

Vota për Vjosa Osmanin është votë për Kosovën shtet ku sundon ligji dhe i jepet përgjegjësi qytetarit për votën e dhenë.

Vota për Vjosa Osmanin është votë për Kosovën e integruar në BE dhe në Nato.

Vota për Vjosa Osmanin është votë që e ndërton imazhin e Kosovës në dimensionin global.

Vota për Vjosa Osmani është votë për të larguar bashkëpunëtorët e SHIK-ut nga LDK-ja.

Vota për Vjosa Osmanin është votë që i nxjerrë nga loja edhe “komandantet” kriminel, milionerë që zhvaten këtë vend dhe ndërtuan mentalitetin e fisit dhe grupit lokal.

Vota për Vjosa Osmanin është vote që qonë në vend amanetin e prijësit shpirtëror të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Vota për Vjosa Osmanin është votë që e mbështet Gjykatën Speciale dhe respekton marrëveshjet ndërkombëtare që ka nënshkruar Kosova dhe ratifikuar Kuvendi i Kosovës me shumicë votash.

Vota për Vjosa Osmanin është nderë se aty shohim një personalitet që nuk ka urdhëruar vrasje shqiptarësh, nuk ka vrarë, nuk ka zhvatur dhe ka mbështetur drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat