Deputeti i PDK-së nuk e përjashton mundësinë e koalcionit me Vetëvendosjen

Aktuale

Deputeti i PDK-së nuk e përjashton mundësinë e koalcionit me Vetëvendosjen

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:37
PDK

Gashi tha se PDK-ja asnjëherë nuk ka vendosur vijat të kuqe dhe se janë të hapur për bashkëpunim edhe me Lëvizjes Vetëvendosje, nëse programi i tyre është I përafërt.

“PDK asnjëherë s’ka pas vija të kuqe për partitë që i votojnë qytetarët e Kosovës, secili subjekt përfaqëson një interes të caktuar dhe ne nuk i vendosim vija të kuqe asnjëherë qytetarëve në këtë kontekst ne sigurisht që do të qeverisim me secilin subjekt i cili është gatshëm me pranuar programin tonë si program për qeverisje”, tha Gashi.

Sipas sondazheve të fundit të cilat janë bërë publike në media, PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të dal partia e dytë në vend.

E për këto sondazhe deputeti Gashi tha se nuk e pasqyrojnë realitetin dhe se janë të porositura.

“Neve edhe në sondazhet e kaluara na kanë vendosë keq. Ata të cilët sondazhet i bëjnë me porosi dhe me kalkulime për të krijuar opinion kinse janë të parët ne jemi subjekti politik i cili po punon për të qenë të parët, nuk jemi duke u marrë me sondazhe e as debate të cilat thash që janë tëporositura”, tha deputeti Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat