Ish-kandidati për deputet jep alarmin për LDK-në: Ja emri për kryeministër, në të kundërtën nuk votojmë – Vjosa e gërditshme

Aktuale

Ish-kandidati për deputet jep alarmin për LDK-në: Ja emri për kryeministër, në të kundërtën nuk votojmë – Vjosa e gërditshme

Nga: N. H Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:49
Lutfi Haziri, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Ish-kandidati për deputet nga LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2014, Valon Maloku, ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook lidhur me kandidatin e mundshëm nga partia e Isa Mustafës për zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.

Ai konsideron se kandidati i LDK-së për kryeministër duhet të jetë Lutfi Haziri, ndërsa shprehet se nëse ndodhë e kundërta 80 për qind e elektoratit të kësaj partie nuk do të votojë.

Kurse, i ashpër shprehet me Vjosa Osmanin, të cilën e quan politikane të gërditshme, dhe e krahason me Rexhep Qosjen.

Ja shkrimi i tij:

Image
Valon Maloku

T'ju kallxoj diçka pa m'pyet:

1. Një LDK pa kandidat për kryeministër Lutfi Hazirin, për nja 80 për qind do të me lë në shtëpi në ditën e zgjedhjeve. Se besojmë që do te votojmë pa Luten 1sh. Boll mo shanca parashutistëve.

2. Në zgjedhjet e ardhshme komunale edhe pse Ardian Gjinin se kam votu, me punën e madhe që e ka bo si kryetar, e meriton edhe një 4-vjetsh në Gjakovë. Dmth e merr votën time.

3. Person ma të gërditshëm në politikën kosovare se Vjosa Osmani se besoj që ka, prej kohës së Rexhep Qosjës.

Urime vitin e ri pajaqalla, se mo kurrë për politikë skam me fol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat