Liri Loshi: Ky duhet të jetë kandidati i LDK-së, elektorati kurrë më i gatshëm s’ka qenë për ta ndëshkuar

Aktuale

Liri Loshi: Ky duhet të jetë kandidati i LDK-së, elektorati kurrë më i gatshëm s’ka qenë për ta ndëshkuar

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:12
Liri Loshi

Publicisti Liri Loshi, ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe kandidatin e saj për kryeministër i cili pritet të bëhet publik këto ditë.

Loshi, përmes një postimi në Facebook, thotë se LDK-ja duhet me bind votuesin qe Avdullah Hoti ka qenë njeriu i duhur për të udhëhequr Qeverinë.

Sipas tij, Hoti duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër pasi që, një nominim tjetër do të tregonte se ai nuk ishte i duhuri si kryeministër.

Sipas Loshit, nëse LDK-ja del me një kandidat tjetër, e konfirmon se bëri gabim kur e emëroi Hotin për kryeministër.

Ja postimi i plotë:

LDK-ja me na bindë neve dhe votuesit e vet se Avdullah Hoti ka qenë njeriu i duhur për ta udhëhequr qeverinë, duhet ta vërë atë prapë në të njëjtin pozicion. Sepse nuk ishte faji i Avdullah Hotit për rënien e qeverisë. Është më normale dhe etike që të njëjtit të ia mundësojë të kryesojë qeverinë prapë.

Nëse e ndërron kandidatin, LDK-ja tregon se Avdullah Hoti nuk ishte i duhuri. Nëse pra, ai nuk e kreu punën e kryeministrit si duhet, partia duhet të tregojë se cilat ishin të metat dhe dështimet e tij.

Nëse LDK-ja del me kandidat të ri, ajo konfirmon se bëri gabim kur emëroi për kryeministër zotin Hoti. Në këtë rast ajo ia bën me sy elektoratit të vet që ta ndëshkojë. Dhe elektorati kurrë nuk ka qenë më i gatshëm se tani për ta ndëshkuar LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat